Daut Haradinaj, në një takim me banorët e Strellcit të Epërm, ka vlerësuar pritjen e jashtëzakonshme dhe mobilizimin e qytetarëve në këtë zonë.
Ai theksoi se banorët e kësaj ane, të njohur për kontributin e tyre në lirinë e Kosovës, edhe sot po dëshmojnë gatishmërinë për të qenë pjesë e ndryshimeve që i duhen vendit.
Sipas Haradinajt, Strellci i Epërm dhe kjo trevë në përgjithësi, për një kohë të gjatë është lënë në harresë, por pavarësisht kësaj nuk e ka humbur asnjëherë zërin dhe forcën e saj qytetare.
Ai shtoi se Kosova sot ka nevojë për rikthim të shpresës, zhvillimit dhe dinjitetit në çdo cep të saj, përmes politikave të përgjegjshme dhe zhvillimore të Aleancës.
Ardian Gjini, sipas tij, përfaqëson një qasje politike që bazohet në punë konkrete dhe rezultate, e jo në zhurmë politike.
Haradinaj u shpreh se bashkë me qytetarët do të vazhdojnë rrugëtimin drejt ndryshimit që, siç tha ai, e kërkon Kosova.









