Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka sqaruar spekulimet se gjoja ai ka dhënë dorëheqje nga pozitat e tij në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).
Muhaxheri ka mohuar këto pretendime, duke theksuar se vazhdon të jetë pjesë e Lidhjes Demokratike.
“Unë jam në LDK, jam kryetar i degës në Pejë dhe nuk kam dhënë dorëheqje nga asnjë pozitë udhëheqëse,” ka deklaruar Muhaxheri për RTV Fontana.
Javën e kaluar, në Lidhjen Demokratike të Kosovës u përfol për dorëheqje nga pozitat drejtuese partiake nga Muhaxheri dhe deputeti Kujtim Shala për gjoja një mosmarrëveshje të tyre me lidershipin e partisë.









