Menu Close

Sot është ditëlindja e heroit Zahir Pajaziti

1 nëntori shënon ditëlindjen e komandantit të UÇK-së dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajazitit.

Ai lindi më 1 nëntor 1962 në Turuqicë të Podujevës, ndërsa ra heroikisht më 31 janar 1997 në Pestovë të Vushtrrisë, transmeton KosovaPress.

Bashkë me Zahir Pajazitin, u vranë edhe Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

Më 31 janar 2008, në 11-vjetorin e rënies, ish-presidenti Fatmir Sejdiu i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës, Urdhrin Hero i Kosovës.

Me rastin e shënimit të ditëlindjes së heroit Zhair Pajaziti, sot Komuna e Podujevës, në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta organizojnë ceremoni përkujtimore në Kompleksin Memorial në Orllan. Po ashtu, Ramush Haradinaj do të nderojë figurën e heroit Zahir Pajaziti, pranë shtatores së tij në Prishtinë.

Related Posts