Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
IHK njofton se temperaturat minimale: 11–14 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 27 deri në 30 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga veriperëndimi, 1–4 m/s.








