Sonte finalja e madhe e Eurovisionit, Shqipëria performon e 5-ta

Sonte mbahet finalja e madhe e Eurovision Song Contest 2026, një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në Evropë ku 25 shtete do të garojnë për vendin e parë dhe trofeun e këtij edicioni.

Organizatorët kanë publikuar tashmë renditjen zyrtare të performancave për natën finale, ndërsa artistët finalistë pritet të sjellin performanca spektakolare para miliona shikuesve.

Shqipëria me artistin Alis do të performojë e 5ta në renditje pas një kualifikimi te sukseshëm dhe një performance tejet emocionuese.

Finalja do të transmetohet live dhe, si çdo vit, votat e publikut dhe të jurisë do të përcaktojnë fituesin e Eurovisionit.

Ky edicion i Eurovisionit është shoqëruar me interes të madh nga publiku, diskutime në rrjetet sociale dhe pritshmëri të larta për performancat e natës finale.

Në fund të mbrëmjes do të shpallet fituesi i Eurovision Song Contest 2026, duke mbyllur kështu një tjetër edicion të festivalit më të ndjekur muzikor në Evropë.