Slot: Mos e nënvlerësoni atë që mund të bëjë merkato për Liverpool, mund të jetë një fillim i ri

Trajneri Arne Slot ka thënë se kushdo që shqetësohet për Liverpool sezonin e ardhshëm po nënvlerëson atë që mund të ofrojë merkato e verës. Rënia e “reds” këtë sezon ka qenë alarmante pas triumfit të tyre në titullin e Premier League një vit më parë, me 19 humbje në total dhe askush nuk e ndali këtë ritëm.

Slot beson se merkato e verës mund të jetë transformues për perspektivat e Liverpool sezonin e ardhshëm. “Mund ta kuptoj se tifozët nuk kanë shumë besim ose një ndjenjë se gjërat mund të jenë shumë më mirë sezonin e ardhshëm. Ata po e nënvlerësojnë atë që mund të sjellë merkato, atë që mund të bëjë një fillim i ri”, tha Slot.

Ne e dimë mjaft mirë se çfarë duhet të përmirësojmë”, shtoi trajneri holandez, që vazhdon të vuajë nga dëmtimet e shumta, përfshirë nënshkrimet e verës Alexander Isak dhe Hugo Ekitike (200 milionë euro së bashku).  Slot shpreson se merkato e këtij viti të sjellë rezultate më të shpejta se vjet, ku u shpenzuan gati 500 milionë euro.

Pamë që përshtatja me Premier League për disa prej tyre mori pak kohë, por tani është gjithnjë e më mirë. Kur je ekipi më i mirë, duhet të gjenerosh më shumë raste dhe nëse ke raste duhet t’i shënosh. Gjithashtu, nuk mund të pranojmë aq shumë goditje standarde sa kemi pranuar këtë sezon”, tha Slot.

The post Slot: Mos e nënvlerësoni atë që mund të bëjë merkato për Liverpool, mund të jetë një fillim i ri appeared first on Telesport.