Një skandal i publikuar nga mediat në Shqipëri se “kompania kosovare “Apetit Group” po importon mish nga Brazili dhe po e shet në Shqipëri sikur të ishte prodhim i Kosovës” ka marrë bujë të madhe edhe në vendin tonë. Tashmë për rastin në fjalë kanë filluar hetimet ndaj Kompanisë, përderisa Inspektori i AUV-it është dërguar në Komision disiplinor.
Periskopi ka kontaktuar me njërin nga pronarët e kompanisë “Apetit sh.p.k”, Gani Ferizi i cili ka mohuar raportinet se kompania e tyre është e përfshirë në këtë skandal.
”Nuk qëndron, nuk është e vërtetë. Jemi duke i nxjerrë të dhënat për import dhe eksport. Dhe së shpejti do dalim me një komunikatë për media dhe do ta demantojmë këtë lajm”, tha Ferizi për Periskopin.