SKANDAL/ Pacienti me Covid vdes dhe grabitet brenda spitalit, i marrin paratë nga portofoli

Pas sanitares Tire Alldervishi që punonte në spitalin Covid 2 e cila zhvati nga paratë vajzën e një pacienteje me koronavirus, emisioni Stop në Tv Klan sjell sonte një tjetër rast abuzimi.

Bëhet fjalë për një skandal në sistemin shëndetësor, kësaj radhe në Spitalin Infektiv ose në spitalin Covid 1. Një qytetar, djali i një 58-vjeçari, ka denoncuar se babait të tij, i cili ishte i shtruar në spitalin Covid 1 pasi ishte infektuar me koronavirus, i kanë vjedhur paratë që kishte në portofol.

Sipas denoncimit të tij, babai iu shtrua në spital më 22 Dhjetor 2020 dhe humbi jetën më 27 Dhjetor 2020. Djali thotë se para se të shtronte të atin në spital, i kishte dhënë portofolin me 202 mijë Lekë të vjetra, brenda së cilës ndodhej edhe karta e bankomatit së bashku me kodin pin. Por dy ditë përpara se babai të humbiste jetën, denoncuesi tregon se nga bankmati ishin tërhequr para me kartën e bankës që kishte lënë në portofolin e të atit.

Bëhet fjalë për datën 25 Dhjetor, kohë që përkon me ditën kur babai i denoncuesit ishte futur në intubim pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar. Dy ditë pas këtij veprimi, më 27 Dhjetor babai i tij ndërroi jetë për shkak të Covid-19. Punonjësit e spitalit Covid 2 i kthyen denoncuesit sendet personale të babait.

Ai vuri re se brenda portofolit mungonin 200 mijë Lekë të vjetra, por kishin mbetur vetëm 2 mijë Lekë të vjetra. Edhe karta e bankës së bashku me shënimin për kodin pin mungonte. Djali thotë se ka vënë në dijeni edhe infermieren, me të cilën fliste për shëndetin e të atit, por ajo ka refuzuar ta denoncojë këtë akt.

Denoncuesi: “I jam drejtuar emisionit Stop pĂ«r njĂ« skandal qĂ« ka ndodhur tek QSUT, tek Infektiv 1. MĂ« datĂ« 22 Ă«shtĂ« shtruar, nĂ« datĂ« 23 unĂ« kam folur me babain dhe tha jam mirĂ«. MĂ« datĂ« 24 e ditĂ«t nĂ« vazhdim unĂ« me babain nuk kam folur mĂ«, ja kanĂ« marrĂ« telefonin dhe nuk kam patur asnjĂ« kontakt me babain. Dhe mĂ« datĂ« 27 ka ndĂ«rruar jetĂ«. Dhe erdhi funerali te shtĂ«pia, bĂ«mĂ« adetin, pritĂ«m e pĂ«rcollĂ«m njerĂ«z, hapa gjĂ«rat personale tĂ« babait dhe aty shoh qĂ« nĂ« portofol mungonte karta e bankĂ«s dhe 200 mijĂ« LekĂ« tĂ« vjetra qĂ« ka pasur nĂ« portofol. UnĂ« ia kam vendosur babait tim 200 mijĂ« LekĂ« nĂ« portofol dhe kur e kam hapur portofolin pĂ«r tĂ« vendosur lekĂ«, kam parĂ« dhe kartĂ«n e bankĂ«s aty, por nga stresi qĂ« kisha nuk kam guxuar ta heq. Por kur humbi jetĂ«n, kam kontrolluar portofolin dhe shoh 2 mijĂ« LekĂ« tĂ« vjetra dhe kartĂ«n e bankĂ«s dhe kodin qĂ« nuk ishte aty. Sendet e tjera, kartĂ« identiteti dhe patenta aty ishin. Karta e bankĂ«s dhe passĂ«ord nuk ishin aty. Nuk mĂ« intereson sa lekĂ« Ă«shtĂ« vjedhur, mua mĂ« intereson gjesti qĂ« Ă«shtĂ« bĂ«rĂ«. Doktori, infermieri, pastruesja apo ku e di unĂ« kush ka qenĂ« aty, personali i spitalit
 Kam marrĂ« doktoreshĂ«n dhe i kam thĂ«nĂ« i ka humbur babait karta e bankĂ«s dhe mĂ« ka thĂ«nĂ« nuk Ă«shtĂ« e drejta ime, mos m’i bjer mĂ« telefonit se po bĂ«j shopping (pazar). Nuk Ă«shtĂ« problemi im pse ia kanĂ« vjedhur babait tĂ«nd kartĂ«n e bankĂ«s. UnĂ« jam infermiere dhe kaq dhe ma ka fikur telefonin”.

Gazetari i emisionit Stop, Genci Angjellari, ka investiguar rreth kësaj çështje dhe ka zbuluar se më datën 25 Dhjetor 2020, pra ditën kur pacienti ishte futur në intubim, nga një bankomat ishin bërë 3 tërheqje, nga 200 mijë Lekë të vjetra çdo herë, në total 600 mijë Lekë. Madje, punonjësi i spitalit Covid 1 që ka marrë kartën e bankës së pacientit që humbi jetën nga virusi, ka tentuar të tërheqë para edhe nga një bankomat Credins Bank në qytetin e Durrësit, por veprimi nuk është autorizuar. Pra në total, viktimës i kanë vjedhur 800 mijë Lekë të vjetra nga portofoli dhe nga bankomati.

Djali i viktimës thotë se babai i tij është grabitur brenda spitalit. Ai shprehet se ka bërë denoncim në polici dy javë më parë, por deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Denoncuesi: “Te policia kam bĂ«rĂ« denoncim dhe mĂ« kanĂ« thĂ«nĂ« do e kemi parasysh, po s’e kur do zgjidhet nuk e di. Prandaj i jam drejtuar emisionit Stop, qĂ« ta bĂ«j publike dhe tĂ« gjendet personi”.

Në mungesë të një hetimi nga ana e autoriteteve, Stop investigoi dhe zbuloi se 3 tërheqjet e parave janë bërë në orën 08:00 të mëngjesit të datës 25 Dhjetor 2020 nga një bankomat Raiffeisen që ndodhet pranë QSUT-së përballë Universitetit të Mjekësisë. /tvklan.al

Related Posts