Diego Simeone ka folur për herë të parë për Julián Álvarez, që nga momenti kur sulmuesi argjentinas kërkoi të largohej, duke e vlerësuar maksimalisht:
“Julián është një lojtar fantastik, lojtari më i mirë që kemi tek Atlético Madridi. Mund të flas vetëm mirë për Julián, në çdo aspekt. Ai është i jashtëzakonshëm…, të gjesh një lojtar si ai është shumë e vështirë”.
Për të ardhmen e sulmuesit, Simeone u tregua i qetë dhe e zhvendosi fokusin te kombëtarja: “E ardhmja e tij? Epo…, ndeshja e tij e radhës me Argjentinën! Julián duhet të përqendrohet tek ajo që po bën në Botëror. Pastaj pjesa tjetër do të zgjidhet, si gjithmonë në jetë”.
Simeone e bëri të qartë se e vlerëson shumë Álvarez, duke e quajtur lojtar të jashtëzakonshëm, ndërsa për të ardhmen la gjithçka të hapur dhe të natyrshme në kohë.
The post Simeone flet për herë të parë mbi Julián Álvarez: E ardhmja e tij? Epo…, ndeshja e radhës me Argjentinën! appeared first on Telesport.








