Kryetari i Istogut, Ilir Ferati është shprehur i tronditur nga humbja e dy jetëve si pasojë e aksidentit të ndodhur këtë të hënë në fshatin Shushicë.
Përmes një postimi në Facebook, Ferati tha se si pasojë e një aksidenti tragjik në Shushicë të Istogut, u kumtua lajmi i shuarjes së menjëhershme të jetës së një fëmije, e më pas edhe të një pjesëtari tjetër të kësaj familjeje, transmeton Klankosova.tv.
“Fatkeqësi që shënjon ditën e sotme dhe na mërzit të gjithëve. Ju bashkëndjejmë dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta ndaj familjes Qorraj për humbjet që përjetuat, si dhe lutemi për shëndetin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aksident trafiku”, ka shkruar ai.
Ferati bëri thirrje të veçantë për kujdes në vozitje, “thirrje që duhet të vlejë në çdo kohë për të gjithë, por sidomos në kushte të tilla atmosferike”.








