Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu në Jabllanicë të Vogël të Pejës.
Rasti është raportuar mbrëmë rreth orës 23:15, ndërsa Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje.
Nga i dyshuari janë sekuestruar një armë e tipit Sarsilmaz, një fishek, dy gëzhoja, dy karikatorë dhe një leje e armës, \.
Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.
“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, apelon tek tё gjithё qytetarёt qё, gjatё organizimit tё ahengjeve dhe festimeve tё tjera, tё pёrmbahen nga pёrdorimi i armёve, Policia e Kosovёs do tё ndёrmarrё masa ndaj tё gjithё atyre qё pёrdorin armё nё menyyrё tё kundёrligjshme”, thotë PK.









