ShSKUK zgjedh kryesuesin dhe anëtarët e rinj të bordit

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka konstituar të martën bordin e ri drejtues.

Sipas vendimit të ShSKUK-së, kryesues i bordit është emëruar doktori Faik Shatri.

Shatri njëherësh edhe përfaqësues i QKUK-së në këtë bord, do të jetë në pozitën e kryesuesit me mandat 1-vjeçar.

Në mbledhjen e së martës, përpos kryesuesit, janë zgjedhur edhe anëtarët e rinj të bordit.

Për anëtarë të bordit janë zgjedhur Tetore Olloni, Ardita Baraku, Osman Hajdari, Vjollca Zeqiri, Mentor Sadiku dhe Fahredin Majkovci.

Për më tepër njoftimi i ShSKUK: