Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovisionit (video)

Jonida Maliqi ka përfunduar me sukses performancën në Tel Aviv dhe është kualifikuar në finalen e Eurovision 2019. Këngëtarja shqiptare përfaqësoi Shqipërinë me këngën ‘Ktheju Tokës’.

Performanca e saj duket se është pëlqyer nga juria dhe televotuesit, pasi arriti të sigurojë kualifikimin për në mbrëmjen finale, e cila do mbahet më 18 maj.

Nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë sa më shumë suksese në mbrëmjen e së shtunës.

Më poshtë mund të shihni një pjesë nga performanca e Jonida Maliqit në natën e sotme:

https://www.facebook.com/EurovisionSongContest/videos/2338082286448409/?t=1