“Shpresoj që lojtarët të jenë të zhgënjyer”, trajneri i Marokut me deklaratë të bujshme pas eliminimit nga Franca

Për herë të dytë rresht në Kupën e Botës, Franca është ekipi që nxjerr Marokun jashtë loje. Në Kupën e Botës 2022, e eliminoi në gjysmëfinale. Në Kupën e Botës 2026, e eliminoi në çerekfinale.

Trajneri i Marokut, Mohamed Ouahbi, u shpreh se uk ka vend për keqardhje pas eliminimit nga Franca dhe se lojtarët e tij duhet të ndihen të zhgënjyer sepse kjo do t’u japë forcë për të fituar trofe në të ardhmen.

“Është e vështirë të flasësh për keqardhje kur lojtarët kanë dhënë gjithçka. Ne u përballëm me një kundërshtar që ka arritur në dy finalet e fundit të Kupës së Botës.

Shpresoj që lojtarët të jenë të zhgënjyer. Po, sepse duhet të kesh atë mentalitet të dëshirës për të fituar. Ne kemi një ekip që, shpresoj, do të dëshirojë të fitojë tituj në të ardhmen”, tha Ouahbi.

The post “Shpresoj që lojtarët të jenë të zhgënjyer”, trajneri i Marokut me deklaratë të bujshme pas eliminimit nga Franca appeared first on Telesport.