Shpërthimi i kanalit të “Ibër Lepencit”, reagon KEK-u

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se është në komunikim me akterët relevantë teksa ka shtuar se shpreson në sanim të shpejtë të situatës.

Aktualisht ka thënë se s’ka informacion të saktë lidhur me detajet e ngjarjes dhe kohën e sanimit.

“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton opinionin se, me marrjen e njoftimit për shpërthimin në gypin e Iber Lepencit, është në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë akterët relevantë, përfshirë IberLepencin, Njësinë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike, Ministrinë e Ekonomisë, organet e rendit dhe autoritetet tjera të përfshira. KEK shprehet se shpreson për një sanim sa më të shpejtë të situatës, por deri më tani nuk ka informacion të saktë lidhur me detajet e ngjarjes dhe kohën e sanimit. Për çdo zhvillim të ri, të gjitha palët e interesuara do te informohen ne kohe optimale”, thuhet në komunikatën e KEK-ut.