Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar rreth orës 15:00 në Hajvali. Si pasojë ka humbur jetën një person.
Policia ka konfirmuar rastin për Express. Viktima është M.G., 42 vjeç.
“Ju njoftojmë se sot në ora 14:45 policia ka marrë informacion se në rrugën “Adnan Loku” në Hajvali, saktësisht në një objekt përcjellës, të një shtëpie ka nodhur një shpërthim, ku një person ka humbur jetën”, thuhet në konfirmimin e Policisë.
“Mbështetur në rezultatet e para të hetimit dhe të ekzaminimit të vendit të ngjarjes dyshohet se shpërthimi ka ardhur si rrjedhojë e aktivizimit të një mjeti shpërthyes që dyshohet të jetë granatë dore”, ka njoftuar PK-ja.