Është përfshirë nga zjarri një shtëpi në Prizren.
Në raportin e policisë thuhet se shtëpia është e braktisur dhe aty qëndron një person i pastrehë.
Ai ka bërë të ditur se padashje i ka rënë një bombolë e gazit me ç‘rast ka shpërthyer zjarri.
“Raportohet se është përfshirë nga zjarri një shtëpi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin”.
“Sipas informatave shtëpia është e braktisur dhe në të rrinë një person i pa strehë, i cili gjatë bisedës ka njoftuar se pa dashje i ka rënë një bombole e gazit me ç‘rast ka shpërthyer zjarri. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, njoftoi policia./Klankosova.tv









