Sot gjatë ditë kanë qarkulluar lajme se AAK është biseduar me Shpend Ahmetin për ta marrë në partinë e tyre. Gjendjen jo të mirë në lëvizjen Vetëvendosje, po mundohet ta shfrytëzoj AAK-ja.
Deputeti i AAK-së, Blerim Kuçi ka thënë për Express se janë duke përcjellë zhvillimet brenda VV-së. Megjithëse, sipas tij, nuk i gëzohen aspak kësaj krize, AAK-ja po pret se si do të rezultojë. “Pasi të shohim që kanë marrë ndonjë vendim, atëherë ne do të bisedojmë”, i tha Blerim Kuçi Gazeta Express përmes telefonit, i pyetur nëse AAK-ja i ka bërë ftesë Ahmetit për të aderuar. “Me sa di unë ftesë nuk ka, por afërsi ka”, tha ai.
Ndërkaq, Kryetari i Komunës së Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpend Ahmeti ka mohuar se është duke negociuar me AAK për kalimin e mundshëm të tij në këtë subjekt. Ahmeti ka thënë se nuk është duke zhvilluar negociata lidhur me këtë çështje.
“Nuk kam pas as nuk kam kurrfarë negociate me AAK-në. E kam thënë disa herë këtë të njëjtën deklaratë”, ka deklaruar Ahmeti, për Telegrafin.