Shkarkohet drejtori i TKK-së, Agim Sopi

Këshilli drejtues i Teatrit Kombëtar të Kosovës sot e ka shkarkuar nga pozita e drejtorit të TKK-së Agim Sopin, raporton Koha Ditore.

Shkarkimi është bërë me gjashtë vota për e një abstenim.

Në janar Agim Sopi kishte akuzuar anëtarët e Këshillit Drejtues të TKK-së si njerëz të ndikuar nga politika që po censuron programin e këtij teatri.

Këshilli Drejtues kishte eliminuar në një fazë të pazakonshme dramën “Shfaqja e fundit e Marie Gjonit” me autor shkrimtarin e publicistin Veton Surroi.