Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Eva Palatova, ka njoftuar se drejtuesit e misioneve të BE-së, në Kosovës, sot i kanë dhënë lamtumirën Shefit të Misionit të EULEX-it, Barbano.
Palatova, në postimin e saj, ka deklaruar se, ata kanë shprehur vlerësimin për bashkëpunimin dhe kontributin e Barbanos.
‘’Shefat e Misioneve të shteteve anëtare të BE-së në Kosovë i dhanë sot lamtumirën Shefit të Misionit të EULEX-it, Barbano. Ne shprehëm vlerësimin e Ekipit Evropian për bashkëpunimin dhe kontributin e tij në përpjekjet tona për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë, ndërsa vazhdon rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Të gjitha të mirat!’’, ka shkruar ajo në postim.








