Mourinho: Gati ta ndihmoj Mbappé të përmirësohet, ja pse u ktheva te Real Madridi

“Çfarë më shtyu të rikthehem? Historia. Historia e Real Madridit nuk krahasohet me atë të asnjë klubi tjetër”, – deklaroi José Mourinho në intervistën e tij të parë si trajner i ri i “Los Blancos” për “Vanity Fair”.

Portugezi shpjegoi se fanella e bardhë ka “diçka magjike” dhe se madhështia e Real Madridit nuk lidhet vetëm me yjet që kanë luajtur aty, por edhe me trofetë dhe trashëgiminë e klubit: “Ka periudha të vështira dhe momente kur nuk fiton sa do, por rindërtimi është pjesë e ADN-së së Real Madridit. Sot është klubi më i madh në botë në shumë aspekte: socialë, ekonomikë dhe sportivë. Në fund, ajo që mbetet janë titujt”.

Mourinho foli edhe për Kylian Mbappé, i cili u kritikua gjatë sezonit të fundit pavarësisht numrit të madh të golave: “Duhet t’i shoh gjërat me sytë e mi. Tani di vetëm atë që lexoj në gazeta dhe shoh në televizion. Është koha të qëndrojmë të qetë, të analizojmë, të bëjmë pyetje, të dëgjojmë dhe të ndërtojmë një dialog të hapur e të sinqertë”.

Ai shtoi: “Objektivi im është t’i ndihmoj lojtarët të përmirësohen, ekipin të rritet dhe klubin të bëhet më i mirë. Për Mbappé mund të them vetëm se është një lojtar fenomenal dhe do të përpiqem ta ndihmoj të bëhet edhe më i fortë se sa është sot”.

The post Mourinho: Gati ta ndihmoj Mbappé të përmirësohet, ja pse u ktheva te Real Madridi appeared first on Telesport.