Menu Close

SHBA në alarm: Kina po zhvillone armë me inteligjencë artificiale

Kina po përpiqet të sigurojë çipat më të avancuar të kompanisë amerikane Nvidia, pavarësisht kufizimeve të vendosura nga Uashingtoni për eksportin e teknologjisë drejt Pekinit. Sipas një raporti të Komisionit të SHBA-së për Rishikimin Ekonomik dhe të Sigurisë SHBA-Kinë, ushtria kineze synon të përdorë këta procesorë për zhvillimin e sistemeve të avancuara të luftës me inteligjencë artificiale.

Raporti paralajmëron se Pekini po kërkon të integrojë inteligjencën artificiale në armatime, sistemet e komandimit, logjistikë dhe operacionet ushtarake, me synimin për të rritur kapacitetet e tij në fushën e luftës moderne.

Edhe pse Kina ka zhvilluar procesorët e saj përmes kompanive Huawei dhe Cambricon, ato vijojnë të mbeten prapa teknologjisë së Nvidia-s dhe AMD-së.

Related Posts