Deputeti Ferat Shala ka debatuar sot në Kuvendin e Kosovës me ministrin e Financave, Hekuran Murati, për gjendjen e ndërrmarrjes “Ferronikeli”.
Shala ka kritikuar Qeverinë Kurti për mos gjetjen e zgjidhjes për të rifunksionalizuar përsëri këtë ndërrmarrje.
Ai tha se si pasojë e kësaj një mijë punëtorë kanë mbetur në skamje.
“Nuk ka gjë ma mjerin se me ni një ministër të Financave me thënë çka fiton shteti nga një ndërmarrje private industrial. Një ministër i Financave që nuk e din se janë 1000 puëntorë dhe sot janë në shtëpi në skamje”, tha ai.
“Çmimet e energjisë në treg janë çmime globale të ndikuara jo nga Qeveria por e ki obligim shtetëror për ta menaxhuar krizën”, tha ai.