Ardian Gjini në Rahovec: Gratë dhe vajzat, forcë kyçe e vendimmarrjes dhe ndryshimit shoqëror

Ardian Gjini, kandidat për kryeministër nga AAK, bashkë me kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifin, kanë zhvilluar një takim frymëzues me gratë dhe vajzat e Rahovecit, profesioniste të fushave të ndryshme.

Gjini thotë se diskutuan hapur për rolin e tyre të pazëvendësueshëm në proceset demokratike dhe në vendimmarrjen institucionale.

“Gratë e Rahovecit kanë qenë përherë shtyllë e familjes dhe e punës, ndërsa sot janë plotësisht gati të udhëheqin ndryshimin. Në këtë rrugëtim të përbashkët, fuqia dhe përfaqësimi i tyre janë jetike”, shkruan ai.