Serbinë po e trondit edhe një skandal i madh, arrestohet një tjetër funksionar i fuqishëm policor

Me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, sot është arrestuar edhe zëvendëskomandanti i Njësisë Intervenuese 92 të Shërbimit Kujdestar të Drejtorisë së Policisë për qytetin e Beogradit, M. J., i cili më herët ishte në kërkim, shkruan gazeta serbe “Blic”.

Ai dyshohet se, së bashku me kolegët e tij nga Njësia Intervenuese, ka penguar ndjekjen penale të Sasha Vukoviqit, i njohur me nofkën “Boske”, pas incidentit që ndodhi më 5 nëntor të vitit të kaluar në restorantin “Steak and Wine Bar”, transmeton Paparaci.

Sipas hetimeve, Boske, pas një konflikti verbal me Millosh Nilloviqin, me nofkën “Runjo” në prani të shumë mysafirëve, kishte qëlluar me armë zjarri.

Katër zyrtarë policorë u arrestuan dje, së bashku me drejtorin e restorantit në fjalë. Ndërkohë, Boske ndodhet tashmë në paraburgim, nën dyshimin se më 12 maj ka vrarë me të shtëna pistolete Aleksandar Neshoviqin, pas së cilës, me ndihmën e bashkëpunëtorëve, ka fshehur trupin e tij.

Trupi më pas u gjet në një fuçi të varrosur pranë liqenit të Jarkovcit./Paparaci.com