Policia e Kosovës, ka njoftuar për një person të arrestuar në Strellc të Deçanit, i cili dyshohet për veprën penale ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.
Në raport shtohet edhe se, i dyshuari është arrestuar pas një shpërthimi të fuqishëm që ka ndodhur në oborrin e një shtëpie në këtë fshat.
“Stacioni Policor në Deçan, me datën 09.06.2026, ka pranuar informatё për një shpërthim të ndodhur në fshatin Strellc i epërm-Deçan. Zyrtarët policorë i janë përgjigjur menjëherë vendit të ngjarjes, me ç’rast kanë takuar viktimën, në oborrin e shtëpisë së të cilit ka ndodhur njё shpёrthim i fuqishëm. Policia nё koordinim me prokurorin e Shtetit ka ndёrmarrё masat e nevojshme dhe pas njё pune intensive tё hetuesve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime, me datёn 10.06.2026, ёshtё arritur tё identifikohet dhe të arrestohet i dyshuari lidhur me këtë rast. I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, nё prezencёn e avokatit mbrojtёs, me vendim tё prokurorit tё Shtetit, ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё”, thuhet në njoftim.








