,

Selmanaj i reagon ashpër Bislimit: Bëre politikë me të pagjeturit për një grusht vota

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka reaguar ndaj numrit dy të Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, i cili ka thënë se tashmë ka synim që LDK-në ta dërgojë në shifër një shifrore në zgjedhje.

Selmanaj thotë se VV e kishte linquar për punën e të pagjeturve, meqë siç thotë Selmanaj Qeveria Hoti e kishte vendosur si temë të parë në proces të dialogut.

Deputeti i LDK-së shkruan se kur sot Bislimi u përball me pyetjen e deputetes së LDK-së, Rrezarta Krasniqi, për deklaratat e tij të mëhershme se “Me VV-në në Qeveri s’do të ketë dialog pa u gjetur edhe i pagjeturi i fundit”, Bislimi ka zgjedhur që të përgjigjet sikur çështja në fjalë të jetë pjesë e strategjisë zgjedhore.

Deputeti Selmanaj thotë se kushdo që provon të bëjë politikë me të pagjeturit, hakmarrja e tyre do t’i ndjekë kudo.

Sipas deputetit të LDK-së, Bislimi është në gjendje të bëjë politikë me të pagjeturit për një grusht votash dhe s’meriton të jetë në politikë.

Reagimi i plotë:

Tashmë po e konfirmojnë edhe vetë se sa të paskrupullt dhe të ligë janë.

A ju kujtohen sa linqime, sa shpifje dhe sa konstruksione të shpifura dhe të ulëta i ka bërë LVV- ja kundër meje për çështjen e të pagjeturve?

Gjithë atë fushatë shpifëse e linquese e kanë bërë vetëm e vetëm pse qeveria Hoti, e kishte vendosur çështjen e të pagjeturve si temë të parë në procesin e dialogut me Serbinë.

Sot para deputetëve në pyetjen e deputetes së LDK-së Rrezarta Krasniqi, për deklaratat e dikurshme të Besnik Bislimit, se me VV-në në qeveri nuk do të ketë dialog pa u gjetur edhe i pagjeturi i fundit.

Ai pa fije turpi përgjigjet se ishte pjesë e strategjisë së VV-së në fushatën zgjedhore .

“Në qoftë se doni ta vendosni temën në rendin e ditës së si ka ardhur Lëvizja Vetëvendosje në pushtet, mendoj se mund të diskutojmë edhe për këtë, sepse kam qenë shef në fushatë zgjedhore dhe mund të ju tregoj se cila ka qenë strategjia me iu sjellë juve aty ku jeni, dhe veten aty ku jemi. Prapë do të jem shef i shtabit, por tash targetin e kam në njëshifror me iu sjell”, tha Bislimi.

Ju kam thënë edhe para 4 vitesh në Kuvendin e Kosovës dhe po e përsërisë edhe sot “Kushdo që provon të bëjë politikë me temën e të pagjeturve, ne mund edhe mos dijmë t’ua kthejmë, por rujuni nga zoti dhe gjaku i atyre….hakmarrja e tyre do ju ndjekë pas kudo që jeni!

Kjo mendësi, që është në gjendje për një grusht votash të mashtroj dhe të bëjë politikë edhe me tema kaq të ndjeshme për shqiptarët, nuk meritojnë as të jenë në politikë se lëremë të udhëheqin!

Turp me ju thënë, pak po më duket!

Related Posts