Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela dhe sekretari gjeneral i ASH-së Arben Taravari, sot në Shkup kanë zhvilluar takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë Gent Cakaj.
Kryetari Sela i ka uruar Ministrit Cakaj për përgjegjësinë e re si shef i diplomacisë shqiptare. Gjithashtu Ziadin Sela e ka informuar Ministrin Cakaj për aktualitetet politike në Maqedoni, çështjen e Integrimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, BE, Marrëveshjen e Prespës si dhe temën e zgjedhjeve Presidenciale.
Kryetari Sela i ka kërkuar Ministrit Cakaj që Tirana zyrtare duhet të jetë më aktive edhe përtej kufijve të Shqipërisë, gjithashtu ti ndihmojë Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës të bëhet sa më parë pjesë e perspektivës Euro-Atlantike.