Humbja në finalen e “Nations League” ndaj Portugalisë ishte një goditje e rëndë për Spanjën. Pas triumfit ndaj Francës në gjysmëfinale, “La Roja” besonte se do të fitonte një tjetër trofe, por ëndrra u shua në finale. Megjithatë, menjëherë pas ndeshjes, Pedri dha një sinjal, që sot po bën xhiron e botës.
Mesfushori publikoi një foto me Nico Williams dhe Lamine Yamal, të shoqëruar vetëm me numrat 19 07 2026. Ishte data e finales së Kupës së Botës, që do të luhet këtë të diel në New York. Mesazhi i nënkuptuar ishte i qartë: “Do të jemi në atë finale”.

13 muaj e gjysmë më vonë, parashikimi i Pedrit është bërë realitet. Pas një rrugëtimi të gjatë dhe plot sfida, Spanja ka siguruar vendin në finalen e Botërorit.
Mesfushori kanarian kishte besim të plotë te grupi, pothuajse i njëjtë me atë të “Nations League”, duke besuar se besnikëria ndaj stilit të lojës do ta çonte skuadrën drejt suksesit.
Pavarësisht nëse ka luajtur si titullar apo ka ardhur nga stoli në dy ndeshjet e fundit, Pedri synon të festojë me shokët titullin e kampionit të botës. Tani i mbetet vetëm një hap; ta fitojë finalen dhe t’i shtojë fanellës së Spanjës yllin e dytë.
The post Profecia e tij u përmbush 13 muaj më vonë, Pedri e kishte parashikuar “19.07.2026” appeared first on Telesport.








