Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sala Jashari, ka shprehur shqetësim të madh për zhvillimet e fundit politike në vend dhe mënyrën se si po trajtohet procesi i konstituimit të institucioneve.
Jashari ka kritikuar mbylljen e dyerve të sallës së Kuvendit mbrëmë, duke thënë se një veprim i tillë pamundësoi mbajtjen e seancës.
Deputetja e PDK-së ka bërë thirrje që në këtë situatë të mendohet më shumë për qytetarët dhe problemet e tyre të përditshme, duke përmendur edhe gjendjen në QKUK.
Më vjen keq për të gjithë ata njerëz që e duan Kosovën me shpirt dhe që sot po detyrohen të shohin se si, në vend të ecjes përpara, ne fakt me vetëdije po zgjedhim të ecim mbrapa. Kjo është një situatë jashtëzakonisht shqetësuese”, ka përfunduar ajo.







