Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio deklaroi se Shtetet e Bashkuara po mbështeten te Kina për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët detare më të rëndësishme për transportin global të naftës.
Në një intervistë për Fox News gjatë udhëtimit me Air Force One drejt Pekinit, Rubio tha se Uashingtoni shpreson të bindë Pekinin që të luajë një rol më aktiv ndaj Iranit për të ulur tensionet në Gjirin Persik.
Sipas tij, edhe Kina ka interes të drejtpërdrejtë për zgjidhjen e krizës, pasi shumë anije kineze ndodhen të bllokuara në rajon.
Rubio shoqëroi presidentin amerikan Donald Trump në vizitën zyrtare në Kinë. Ngushtica e Hormuzit konsiderohet jetike për tregtinë botërore të energjisë, pasi një pjesë e madhe e eksporteve globale të naftës kalojnë përmes saj.









