RTK në shenjë proteste kundër amendamentit që e shndërron këtë medium në transmetues shtetëror, për më shumë se një minutë ndërpreu transmetimin në mes të Lajmeve Qendrore.
Deputetët sot votuan ligjin për pagat ku është futur edhe RTK pavarësisht reagimeve dhe protestave të shumta të punëtorëve.
Në anën tjetër të njëjtit deputetë nuk po e votojnë ligjin e RTK-së për muaj me radhë pa asnjë arsyetim, që len hapësirë për të dyshuar se me këto veprime ligjvënësit po dëshirojnë ta fusin në kontrollë të plotë politike Transmetuesin Publik.