“Së shpejti kursimet e mia do të mbarojnë. Bëj vullnetarizëm dhe kam dhënë pothuajse 4 milionë euro nga xhepi im”. Kjo është deklarata e ish-mbrojtësit të Borussia Dortmund, Neven Subotić, për “Die Welt”.
Nga një jetë luksi te puna për njerëzit në nevojë, deri te vështirësitë ekonomike. Gjermani i lindur në ish-Jugosllavi dhe i rritur në SHBA rrëfen: “Dikur kisha një shtëpi të madhe me hidromasazh, drejtoja makina sportive dhe jetoja në luks, pa reflektuar për veprimet e mia. Më pas, më 2010, erdhi një ndërgjegjësim dhe pak më vonë u krijua shoqata”.
Bëhet fjalë për “Well”: “Kemi arritur të sigurojmë ujë të sigurt dhe shërbime sanitare për 439 mijë njerëz në Afrikën Lindore. E nisëm me vetëm 76 mijë euro të ardhura në vitin e parë, sot afrohemi te 5 milionë”.
Kjo edhe falë kontributit të tij, por tani ndodhet pranë krizës: “Nuk kam pasur kurrë paga marramendëse, prandaj sot mbështetja financiare nga kompanitë është jetike për të mbuluar kostot dhe mbajtur gjallë misionin”.
The post Rrëfimi tronditës i ish-lojtarit të Borussia Dortmundit: Shpenzova 4 milionë për humanizëm, kursimet po mbarojnë appeared first on Telesport.









