Rrahman Rama në Malishevë: PDK-ja po kthehet aty ku i takon

Kandidati për deputet nga PDK, Rrahman Rama ka thënë se Malisheva u ngrit sot në këmbë për partinë e tij dhe Bedri Hamzën.

Ai thekson se entuziazmi që vërehej në qytetin e Fatmir Limajt, tregon se PDK-ja po kthehet aty ku i takon.

“Malisheva u ngrit në këmbë sot për PDK-në e Bedri Hamzën!
Entuziazmi që vërehej në qytetin e Fatmir Limajt, tregon se PDK-ja po kthehet aty ku i takon.
Të gjithë në këmbë. Të gjithë me zë. STOP KRIZËS!”, shkruan ai.