Një përleshje ka ndodhur sot në oborrin e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”. Aty referenti është kacafytur me një zyrtar të karrierës në këtë universitet.
Sipas Hakif Zeqirit, dekan në këtë fakultet, krejt kjo ka ndodhur mëngjesin e së enjtes.
Ai, si dëshmitar, ka treguar se ka parë njerëzit e mbledhur jashtë, duke menduar se të konfliktuarit janë studentë. Por, sipas tij, ata ishin njerëzit e rektorit Alush Musa.
Rastin po e heton edhe policia, ndërsa janë intervistuar tre persona.
https://www.youtube.com/watch?v=68HHa03McO8