Tonali: Kthimi në Itali, i pamundur për shkak të parave. Me gruan vendosëm për dy minuta

Sandro Tonali ka lënë Newcastle për t’iu bashkuar Tottenhamit, që pagoi 116 milionë euro për kartonin e mesfushorit italian. Në një intervistë për “Daily Mail”, ai shpjegoi se dëshironte një ndryshim dhe se zgjedhja u bë së bashku me bashkëshorten, Giulia Pastore.

Duke folur nga Sydney, ku Tottenham ndodhet për ndeshjet miqësore, Tonali pati fjalë të ngrohta për ish-klubin: “Te Newcastle kam takuar disa nga njerëzit më të mirë që punojnë në futboll. E duan futbollin dhe jetojnë për të. Kur vendosa të largohesha, i thashë agjentit dhe drejtorit sportiv se doja që klubi të përfitonte çmimin më të mirë të mundshëm, sepse e meritonin”.

Mesfushori shpjegoi edhe pse rikthimi në Serie A nuk ishte i realizueshëm: “Pas tri vitesh te Newcastle vendosëm se donim të ndryshonim. Për shkak të kostove ishte e pamundur të kthehesha në Itali. Për pagën mund të diskutosh gjithmonë, por nëse nuk gjenden paratë për kartonin, transferimi nuk bëhet”.

Ai shtoi se drejtuesit e Tottenhamit dhe trajneri Roberto De Zerbi e bindën menjëherë: “Dy minuta pasi fola me ta, i thashë gruas dhe familjes se kjo ishte një nga vendimet më të mira të karrierës sime”. Tonali deklaroi gjithashtu se nuk ndien presion nga etiketa e futbollistit “100 milionë euro”, pasi synimi i tij është vetëm të luajë futboll.

 

The post Tonali: Kthimi në Itali, i pamundur për shkak të parave. Me gruan vendosëm për dy minuta appeared first on Telesport.