Rrahje në Podujevë: Dy të lënduar, katër të arrestuar

Një rrahje ka ndodhur mes disa personave mbrëmë në Podujevë në rrugën “Xhemajl Mustafa”.

Katër persona janë arrestuar nga policia, derisa dy persona të tjerë janë dërguar për tretman mjekësor.

Rasti po hetohet dhe po cilësohet si “Lëndim i rëndë trupor”.

LËNDIM I RËNDË TRUPOR

Rr. Xhemajl Mustafa, Podujevë / 26.05.2026 – 19:59. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se ishin përfshirë në një përleshje. Si pasojë e incidentit lëndime trupore kanë pësuar 2 ankues të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Katër të arrestuar me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit janë dërguar në mbajtje.