Komentatori, Engjëll Bërbatovci e mbajti fjalën e dhënë para publikut, duke e rruar mjekrën live gjatë emisionit “Weekend” në Klan Kosova, pasi premtimi i tij lidhej me mosrealizimin e objektivit të Portugalisë dhe Cristiano Ronaldos në Kupën e Botës.
Bërbatovci kishte deklaruar më herët se, nëse Portugalia, saktësisht, nëse Ronaldo nuk do ta fitonte Botërorin, ai do ta hiqte mjekrën para kamerave.
Sot, ai e realizoi zotimin e tij gjatë transmetimit live, duke rruar mjekrën para shikuesve dhe duke shkaktuar reagime e humor në studio.







