Roma del me tre pikë të arta nga transferta në Bologna dhe nuk dorëzohet për Championsin (video)

Roma ka marrë një fitore tejet të rëndësishme në garën për vendin e katërt në Serie A. Verdhekuqtë e drejtuar nga Gian Piero Gasperini kanë fituar 0-2 në transfertën ndaj Bologna në stadiumin “Renato Dall’Ara”.

Kryeqytetasit kaluan në avantazh që në minutën e 7-të, ku ishte Donyell Malen që gjeti golin, pas asistit të Neil El Aynaoui. Në minutat e fundit shtesë të pjesës së parë, sulmuesi holandez i kthen nderin me asistin dhe marokeni El Aynaoui gjen golin. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për Romën. Shifrat nuk ndryshojnë as në pjesën e dytë.

Roma fiton 0-2 dhe renditet në vendin e pestë me 58 pikë, tri pikë më pak se Juventus, por bardhezinjtë nuk kanë luajtur ende për këtë javë. Bologna mbetet në vendin e tetë dhe praktikisht nuk luajnë për asgjë në këto katër javë të mbetura.

SHIKOGOLAT

The post Roma del me tre pikë të arta nga transferta në Bologna dhe nuk dorëzohet për Championsin (video) appeared first on Telesport.