Kurti pasi pyetet për kryetarin e Mitrovicës së Veriut: “Është ai fermer ai? Le të kujdeset…”

Kryeministri Albin Kurti e ka hapur të hënën në mëngjes zyrën e Ministrisë së Bujqësisë në veri të Mitrovicës.

Kurti u shoqërua në ceremoni nga tre ministra dhe nga kryetari i Mitrovicës, Faton Peci.

Një gazetare serbe e pyeti Kurti pse edhe kësaj here mungoi kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq i Listës Serbe.

Kurti u përgjigj shkurtimisht, sipas raportimit të portalit verior Kossev.

“Është fermer ai? Le të kujdeset pak më shumë për qytetarët”, tha Kurti.

Ai tha se Faton Peci është gjithmonë i mirëpritur në vizitat e tij në veri.