“Ndërhyrja shkoi mirë dhe jam mirë. Nuk kam pësuar infarkt”. Nga shtrati i spitalit, Roberto Carlos deshi të sqarojë dinamikën e operacionit në zemër, të cilit iu nënshtrua me urgjencë në një spital të San Paulos, në Brazil, dhe të qetësojë opinionin publik për gjendjen e tij shëndetësore:
“Dëshiroj të sqaroj informacionet e fundit që kanë qarkulluar. Së fundmi iu nënshrova një procedure mjekësore parandaluese, e planifikuar paraprakisht së bashku me ekipin tim mjekësor. Procedura ishte e suksesshme dhe jam mirë. Nuk kam pësuar infarkt në zemër. Po rikuperohem mirë dhe mezi pres të kthehem në formë të plotë, për të rifilluar së shpejti angazhimet e mia profesionale dhe personale.
I falënderoj sinqerisht të gjithë për mesazhet e mbështetjes, kujdesit dhe shqetësimit. Dua t’i siguroj të gjithë se nuk ka arsye për shqetësim. Falënderimet e mia më të përzemërta shkojnë për të gjithë ekipin mjekësor që u kujdes për mua”.
The post Roberto Carlos, pas ndërhyrjes në zemër: Nuk kam pësuar infarkt, po rikuperohem mirë appeared first on Telesport.










