Joao Cancelo shumë pranë rikthimit tek Inter, por ka vetëm një pengesë që duhet zgjidhur

Për shkak të mosmarrëveshjeve të shumta me trajnerin Simone Inzaghi, Joaco Cancelo ka vendosur të alrgohet nga Al-Hilal brenda merkatos së janarit. Portugezi është pranë rikthimit tek Inter, por në garë për të së fundmi ka hyrë një tjetër ish-klub i tij, Barcelona.

“La Gazzetta dello Sport” zbulon se Barcelona është “pengesa e vetme” midis Interit dhe Joao Cancelos, megjithëse zikaltrit janë gjithnjë e më të sigurt për të nënshkruar me mbrojtësin portugez këtë muaj.

Sipas raportimit në fjalë në marrëveshje mund të përfshihen edhe një nga dy mbrojtësit e Interit, Stefan de Vrij ose Francesco Acerbi. Inter interesohet për huazimin e portugezit deri në fund të sezonit, ndërkohë që Al-Hilal është gati të paguajë pjesën më të madhe të pagës së Cancelos gjatë periudhës së tij të huazimit.

Po ashtu edhe katalanasit kërkojnë huazimin e portugezit deri në fund të sezonit, por duket se vetë lojtari dëshiron më shumë rikthimin tek Inter. E ardhmja e Cancelo pritet të vendoset brenda javës së ardhshme.

The post Joao Cancelo shumë pranë rikthimit tek Inter, por ka vetëm një pengesë që duhet zgjidhur appeared first on Telesport.