Dy gra të moshuara kanë humbur jetën dhe dy foshnja janë lënduar si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga reshjet e dendura në veriperëndim të Spanjës.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën në mbrëmje në fshatin Manzanedo de Valdueza, pranë Pontevedrës.
Viktimat, rreth 60 dhe 80 vjeç, u konfirmuan të vdekura nga shërbimet e emergjencës, shkruan Reuters, \.
Dy foshnjat kanë marrë trajtim mjekësor për plagë të lehta.
Autoritetet spanjolle kanë vendosur shtatë rajone nën alarm të verdhë për stuhi dhe reshje të dendura.
Paralajmërimet për përmbytje vijnë pas disa javësh me temperatura rekord dhe zjarre të shumta në vend.








