Real Madridi, kritika të ashpra pas dështimit në Champions: “Mbappé e ka mbushur dhomën e zhveshjes me ego”

Kur Real Madridi eliminohet nga Champions League, debati ndizet menjëherë. Eliminimi në çerekfinale nga Bayern Munich, në një sezon që pritet të mbyllet pa trofe, ka sjellë shumë analiza dhe kritika në Spanjë, përfshirë edhe nga “AS”.

Emmanuel Petit ishte ndër më të ashprit: “Nëse duhet të tregojmë një përgjegjës, është Camavinga. Ndërhyrja e tij ishte katastrofike. Kartoni i kuq mund të duket i ashpër, por arbitri zbatoi rregulloren”. Ai shtoi: “Real Madridi tenton gjithmonë të fshihet pas arbitrimit. Nuk është vetëm faji i Mbappé, por ardhja e tij ka krijuar probleme egoje në dhomën e zhveshjes. Është një fiasko”.

Roy Keane tha për Vinicius: “Në këtë ndeshje ishte praktikisht i padukshëm, humbi shumë topa dhe nuk kishte impakt”.

E vetmja notë pozitive ishte Arda Güler, sipas Steven Gerrard: “Pashë 30 minutat e tij më të mira me Realin, shënoi dy gola të mrekullueshëm”. Steve McManaman përforcoi vlerësimin për turkun: “E shoh si trashëgimtarin e Modrić te Real Madridi”.

The post Real Madridi, kritika të ashpra pas dështimit në Champions: “Mbappé e ka mbushur dhomën e zhveshjes me ego” appeared first on Telesport.