Një emër i ri ka dalë së fundi për mbrojtjen e Real Madrid. Bëhet fjalë për portugezin Renato Veiga. Trajneri José Mourinho po punon me ekipin për t’u përgatitur për sezonin e ardhshëm, por është e qartë se nevojiten disa shtesa.
Qëllimi është që skuadra të kthehet në garë për trofe dhe mbrojtësi portugez, që aktualisht luan me Villareal, ofron një bazë të fortë në stol. Pra, një lojtar që ka përvojë në kampionatin spanjoll dhe në Europë.
Sezonin e kaluar, Renato Veiga bëri 42 paraqitje në total në të gjitha kompeticionet, duke shënuar gjithashtu një gol në Champions League kundër Juventus. Mbrojtësi portugez mund të jetë një përforcim kyç për “los blancos”.
The post Real Madrid nuk ndalet në merkato, trajneri Mourinho dëshiron një portugez për mbrojtjen appeared first on Telesport.








