Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se pajtohet plotësisht me reagimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës që Parlamenti të mos përdoret nga askush për qërim të hesapeve personale.
Ka thënë se nuk është punë e saj të ndërhyjë ndërmjet deputetëve kur ata fjalosen ose acarohen.
“E vetmja përplasje, e vetmja brengë, i vetmi angazhim i imi në kuadër të Qeverisë së Republikës së Kosovës është dhe do të jetë në funksion të rimëkëmbjes ekonomike dhe mirëqenies së qytetarëve. Jam dakord plotësisht me reagimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku bëhet thirrje të gjithëve që mos të përdoret Parlamenti për sulme personale”, ka reaguar Bajrami në një shkrim në Facebook.