Eksperti i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani ka reaguar lidhur me mos kompensimin e orëve shtesë të ushtarëve të UÇK-së.
Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Ramadani ka shkruar se siguria kombëtare duhet të jetë prioritet.
Ai, ka thënë se ushtarët e Kosovës janë lënë pas dore dhe kjo nuk guxon të vazhdojë.
Postimi i tij i plotë:
Ushtarët e Kosovës të lënë pas dore. Kjo nuk guxon të vazhdojë. Mjaft më!
• Siguria kombëtare duhet të jetë prioriteti, jo lavdërimet nëpër media!
“Ministria, për punën e kujdestarive ka paguar pjesëtarët e FSK-së, vetëm për muajin janar 2025.
…Shkaku i mos kompensimit të plotë ishte mungesa e buxhetit.” thotë ndër të tjera Raporti i Auditorit për vitin 2025 në Ministrinë e Mbrojtjes.
S’po komentoj më shumë, përveç se krejt lavdërimet e tupanxhinjve politik rrëzohen për toke kur e sheh këtë gjetje të Auditorit.
Sepse, kur ushtari detyrohet ta padisë në Gjykatë Qeverinë, s’kemi çka flasim për çështje tjera!
Viti 2025 i ka pasur 12 muaj, jo veç 1 muaj!








