Raportohet se një person është fundosur me varkë në Batllavë

Një përson dyshohet se ka hyrë në Liqenin e Batllavës dhe më pas nuk është parë të dalë, ka bërë të ditur policia.

Për ta gjetur atë janë angazhuar njësitë relevante të policisë, si dhe të kërkim-shpëtimit, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Rreth orës 13:00, Policia ka pranuar informatën se një person dyshohet se ka hyrë në ujë në Liqenin e Batllavës dhe më pas nuk është parë të dalë. Menjëherë pas pranimit të informatës, janë angazhuar të gjitha njësitë relevante policore, si dhe njësitë e tjera të kërkim-shpëtimit, me qëllim të lokalizimit të personit”.

Pllana tha se aktualisht operacioni i kërkimit dhe shpëtimit është duke vazhduar.