Raportohet se është ndaluar në aeroportin e Bostonit recituesi i Kuranit Egzon Ibrahimi, i refuzohet hyrja në SHBA

Hafiz Egzon Ibrahimit i refuzohet hyrja në SHBA. Recituesi i njohur i Kuranit nga Kosova, i cili kishte planifikuar një tur fetar në disa qendra islame në Amerikë, është ndaluar nga autoritetet amerikane të emigracionit sapo ka mbërritur në aeroportin e Bostonit dhe më pas është kthyer mbrapsht me fluturimin e parë për andej nga kishte ardhur, mëson “Ma Shqip”.

Edhepse 24-vjeçari nga Kosova kishte në pasaportë një vizë të rregullt amerikane, të lëshuar nga Ambasada e SHBA në Prishtinë, burime të “Ma Shqip” pranë emigracionit në Boston bëjnë me dije se ai është marrë në pyetje nga oficerët e kontrollit kufitar dhe më pas i është refuzuar hyrja në territorin amerikan. Deri tani nuk është bërë publike arsyeja zyrtare e këtij vendimi.

Lajmi është konfirmuar më pas edhe nga vetë qendra islame që e kishte ftuar në SHBA. Në një reagim në rrjetet sociale, “Al Huda Community Center”, qendër islame në Chelsea të Bostonit, njoftoi anulimin e aktivitetit që ishte planifikuar për mbrëmjen e së dielës.

Në postimin e parë të publikuar rreth orës 12:30 me orën lokale në SHBA, qendra shkruante: “Për shkak të rrethanave të paparashikuara, Qari Egzon nuk u lejua të hynte në SHBA, pavarësisht se kishte një vizë të vlefshme. Si pasojë, turi në SHBA është anuluar për momentin. E vlerësojmë mirëkuptimin dhe lutjet tuaja gjatë kësaj kohe.”

Por vetëm pak orë më vonë, postimi është edituar dhe formulimi është ndryshuar. Në reagimin e dytë, qendra shmang përmendjen direkte të refuzimit të hyrjes në SHBA dhe shkruan: “Për shkak të rrethanave të paparashikuara, ju njoftojmë me keqardhje se turi i Qari Egzon është shtyrë deri në një njoftim të dytë. Aktualisht po punojmë për ricaktimin e datave dhe do të japim përditësime sa më shpejt, in sha Allah. Vlerësojmë mbështetjen tuaj dhe ju falënderojmë për durimin dhe lutjet tuaja gjatë kësaj kohe.”

Al Huda Society” është një qendër islame që funksionon si xhami, shkollë fetare dhe qendër aktivitetesh për komunitetin mysliman në zonën e Bostonit. Prej më shumë se 20 vitesh aty organizohen ligjërata fetare, mësime të Kuranit dhe programe për të rinjtë myslimanë në Massachusetts.

Burimet e “Ma Shqip” nuk kanë dhënë detaje mbi arsyen konkrete të refuzimit të hyrjes së Hafiz Egzon Ibrahimit në SHBA, ndërsa edhe autoritetet amerikane nuk kanë bërë asnjë koment publik për rastin. Megjithatë, pas rikthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, kontrollet në pikat kufitare dhe aeroportet amerikane janë ashpërsuar ndjeshëm. Oficerët e emigracionit kanë kompetencë të plotë për të refuzuar hyrjen e një personi edhe kur ai disponon vizë të vlefshme amerikane.

Hafiz Egzon Ibrahimi ishte planifikuar të zhvillonte disa aktivitete fetare në qendra islame në SHBA, por pas ndalimit në aeroport, i gjithë turi është anuluar. Deri tani vetë Ibrahimi nuk ka bërë asnjë reagim publik për ngjarjen.

24-vjeçari nga Kosova është bërë shumë i njohur në rrjetet sociale dhe në botën islame për recitimin e Kuranit, ku ka marrë pjesë në kompeticione ndërkombëtare dhe është vlerësuar për zërin e tij. Prej vitesh ai interpreton edhe ilahi në gjuhën shqipe, duke përdorur elementë muzikorë, gjë që ka sjellë edhe kritika nga qarqe të ndryshme fetare. Pak kohë më parë ai ishte ftuar edhe në Turqi në një aktivitet ku mori pjesë presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.