Deputeti i betuar i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, duke shprehur shqetësim për situatën institucionale në vend.
Ai shkruan në një postim në Facebook se keqpërdorimi i pushtetit po ia zë frymën Kosovës.
Është edhe gabim, edhe e dëmshme ajo që ndodhi dje në Kuvend. Partia fituese refuzoi të nominojë kandidatin për Kryetar Kuvendi. Ky është hiq më pak se refuzim për të zbatuar rezultatin e zgjedhjeve. Populli votoi, i dha besimin, këta refuzuan të marrin detyrën!”, shkruan më tutje Ramadani, transmeton Klankosova.tv








